Kronikë

Tre persona sulmojnë tre familjarë të tjerë në Gjilan

Descriptive Text

Gjashtë anëtarë të një familje janë përfshirë në përleshje që ka çuar në arrestimin e disa prej tyre, në Gjilan.

Raportohet se tre të dyshuar sulmuan tre persona të tjerë brenda familjes, dy prej të cilëve ishin femra.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht tri viktima, një mashkull dhe dy femra kosovar-e (të gjithë familjar)”, njoftoi PK.

Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.