Kronikë

Vodhi një kuletë, i dyshuari detyrohet t’ia kthejë pronarit

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka vjedhur një kuletë të një personi me kombësi shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Siç njofton Drejtoria Rajonale e Ferizajt, B.XH. me të hyrë në pikën kufitare në Han të Elezit, ishte ndaluar në një dyqan dhe më pas i kishte rënë kuleta. Këtë dyshohet se e ka vjedhur D.A, 42-vjeçar, ndërsa në portofol thuhet se ishin dokumentet personale dhe para, rreth 150 euro dhe 30 franga.

Në lidhje me këtë policia, pasi interviston të dyshuarin , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ndaj tij iniciohet rast penal ‘’ Shpërdorim i pasurisë së huaj’’ dhe rasti mbetet në procedurë të rregullt., ndërsa në prani të Policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet.