Kronikë

Ndalohet një veturë në Zubin Potok, po kontrabandonte uthull e ujë

Descriptive Text

Është ndaluar një veturë me targa vendore në fshatin Grabovc të Zubin Potokut.

Siç ka bërë të ditur Policia në veturën ku ishin dy persona janë gjetur të ngarkuara dy paleta me uthull dhe një me ujë, mallra që dyshohet se janë kontrabanduar.

“Automjeti së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor si dhe janë njoftuar ATK-ja. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.