Kronikë

Hoqi fotografinë e Rugovës dhe Skenderbeut nga e pamja në Karaçevë, Policia inicion rast

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast të ‘nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit’ në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

KOHA ka mësuar se të dielën e 8 gushtit, në një të pame që po mbahej në sallën e fshatit, një person thuhet se ka larguar me forcë një fotografi të Skënderbeut dhe ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.