Kronikë

Dënohen me nga tre vjet burgim dy persona për keqpërdorim të detyrës

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj XH.B. dhe B.T. për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar. Dy të pandehurit janë dënuar me nga tre vjet burgim, dhe dënimin do ta mbajnë që nga dita kur aktgjykimi merr formën e prerë.

“Konform nenit 62 par. 1 e 2 pika 2.3 të KPRK-së, të akuzuarve XH.B. dhe B.T. secilit veç e veç, iu shqiptohet dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbim publik, në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, edhe atë pas mbajtjes së dënimit me burgim. Obligohen të akuzuarit XH.B. dhe B.T. që t’i kompensojnë dëmin të dëmtuarës Ministrisë së Infrastrukturës, në shumën prej 29,828.03 eurosh”, thuhet në komunikatë.