Kronikë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar 16 persona brenda javës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave, me vendim të prokurorit, ka ndaluar gjithsej gjashtëmbëdhjetë persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dymbëdhjetë persona për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Kanosje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Po ashtu, gjatë kësaj jave, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave për veprat penale të lartëcekura.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe logaridhënies.