Kronikë

Qytetari nga Podujeva rrah babain, arrestohet

Perleshje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar në Podujevë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.