Kronikë

Prishtinasit i keqpërdoret kartela bankare, kryhen blerje në vlerë prej 12,000 euro

Një person nga Prishtina ka raportuar te Policia e Kosovës se persona deri më tani të pa njohur i kanë keqpërdorur kartelën bankare duke kryer blerje online në vlerë rreth 12,000 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet.