Kronikë

Policia jep detaje për rastin e vdekjes në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të diture se një person është gjetur mbrëmjen e së premtes i alivanosur në banesën e tij, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.