Kronikë

Arrestohet një zyrtar në Obiliq pasi i kërkoi një qytetareje favore

Policia ka arrestuar një zyrtar të komunës së Obiliqit, i cili pas aplikimit të masave të fshehta, sipas policisë është zënë në flagrancë.

Rasti ka ndodhur një ditë më parë, ky i dyshuari zyrtar i gjendjes civile në komunën e Obiliqit, në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile, dyshohet se i ka kërkuar favore viktimës.

Policia ka bërë të ditur se pas urdhërit të lëshuar nga prokurori janë zhvilluar masa të fshehta. ku i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar.

Sipas policisë ia është dërguar në mbajtje.