Kronikë

Plagoset një person në Podujevë

Descriptive Text

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Penug të Podujevës.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se policia ka nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Borovci.