Kronikë e zezë

Arrestohen dy shtetas serbë në Novobërdë me dyshime se mashtruan e kanosën një shqiptar

Policia e Kosoves - SHPK
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy shtetasë serbë në fshatin Bushinicë të Novobërdës, në lidhje me dyshimin se kanë kryer veprat penale “mashtrim, kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armës”.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit S.S. (1991) janë gjetur një pushkë EM-48, një pushkë gjuetie cal. 12, një palë pranga të Policisë, 155 fishekë të cal 79 mm, 16 fishekë cal. 12, dy thika (bajoneta). Të dyshuarit S.S. (1991) dhe D.R. (1980), shtetas serbë me banim në Bushinicë, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës. Njëri nga të dyshuarit akuzohet për mashtrim ndërsa tjetri për kanosje, dhe armëmbajtje pa leje.