Kronikë

Aksident mes 3 veturave e një autobusi, 9 të lënduar

Rreth orës 18:30, në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident, me ç’rast janë lënduar 9 persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.

Sipas informatës, në aksident janë përfshirë katër automjete (tri vetura dhe një autobus).

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.