Kronikë

Tre të plagosur me armë zjarri në Viti, dy në gjendje të rëndë

Policia

Tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë, në Komunën e Vitisë pas gjuajtjeve me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 11:00 në rrugën “Kemajl Azizi”, derisa Policia i ka thënë KOHËS se dy të lënduarit më rëndë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit derisa i treti me lëndime më të lehta është ndaluar në Emergjencën e Vitisë.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim.