Kronikë

Vdiq një 5-vjeçar në Drenas, Policia jep detajet

Policia

Një 5-vjeçar ka vdekur në Drenas pasi dyshohet se është goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të. Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur të shtunën në orën 21:00, në rrugën “Iliaz Kodra”. Fëmija është dërguar pa shenja jete në QKMF-në e Drenasit, derisa Policia ka dalë në vend të ngjarjes.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij”, thuhet në njoftimin policor.