Kronikë

Arrestohen dy vëllezër që u rrahën mes vete në Han të Elezit, Policia u gjen armë e fishekë

Stacioni policor i Hanit të Elezit , ka bërë të ditur se pasi ka pranuar një informacion për një rrahje dhe kanosje, ka arritur të arrestojë dy vëllezërit nga Hani Elezit, pasi kishin një mosmarrëveshje mes vete.

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarit, me vendim të Prokurorit për Krime të Rënda , nga Prokuroria Themelore e Ferizajt , të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë .

Ndaj njërit N.SH 36-vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ndërsa ndaj tjetrit H.SH 42- vjeçar është iniciuar rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore.

Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore.

Image