Kronikë

Kanosi vëllain, Policia i gjen pistoletë, armë gjuetie, pushkë ajrore dhe 306 fishekë

Descriptive Text

Një person është arrestuar në Han të Elezit për armëmbajtje pa leje, i raportuar në Polici pasi kanosi vëllain e tij.

Policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, armë gjuetie dhe një pushkë ajrore si dhe 306 copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur vëllain e tij. Nga i dyshuari janë konfiskuar: një pistoletë, një armë gjuetie një pushkë ajrore dhe 306 copë fishekë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.