Kronikë

Arrestohen dy persona, dyshohet se shtënë me armë në ahengje familjare

Policia ka arrestuar dy persona pasi dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri në dy ahengje familjare në Ferizaj dhe Shtime. E.H. dhe F.B., janë intervistuar nga prokuroria dhe iu janë iniciuar veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Armët janë konfiskuar së bashku me municionin dhe rastet kanë shkuar në procedurë të mëtejme hetimore.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që gjatë ahengjeve të tyre familjare, të mos përdorin armë të zjarrit , të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse çdo shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut, çdo plumb i shkrepur, godet një cak”, thuhet në njoftimin policor.