Kronikë

Policia jep detaje për therjen e mbrëmshme me thikë në “Dardani”

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga 4-5 persona të dyshuar.

Njëri nga të dyshuarit e ka goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) viktimën.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Është informuar edhe prokurori.