Kronikë

Mbi 1 mijë gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Descriptive Text

Që nga 21 qershori njësiti i trafikut në Prishtinë ka nisur shqiptimin e gjobave ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se deri më tani ka shqiptuar mbi 1 mijë gjoba.

“Që nga data 21 qershor 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes. Në kuadër të këtij plani, deri sot janë shqiptuar 1198 gjoba për këtë lloj kundërvajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

Policia gjithashtu ka shqiptuar 129 tiketa masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.

Operacioni sipas policisë do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.