Kronikë

Vdes një 27-vjeçare në Gjilan, dyshohet se piu detergjent

Një 27-vjeçare ka vdekur në Gjilan pasi dyshohet se ka konsumuar substanca për pastrimin e banjove.

E njëjta pas ndihmës në spitalin e Gjilanit është dërguar në QKUK.

“Mbrëmë në mes natë Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se në spitalin rajonal është sjellë një person e gjinisë mashkullore (1994), dhe dyshohet të ketë konsumuar substanca për pastrimin e banjave. Ajo pas marrjes së ndihmës në spitalin Rajonal të Gjilanit është dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga atje kanë lajmëruar se edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve ka ndrru jetë. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Rrethanat e rastit pl hetohen nga hetues të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.