Kronikë

Arrestohet një person në Obiliq, shantazhoi një shtetase të Arabisë

Foto: Koha / ilustrim

Një person është arrestuar në Obiliq të mërkurën, me dyshime se kishte shantazhuar një grua nga Arabia Saudite dhe ia kishte marrë një shumë parash.

Ai dyshohet se e ka shantazhuar gruan mes viteve 2019-2021.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Adem Jashari, Obiliq 2019-2021 - NN. Më 30.06.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën femër shtetase e Arabisë Saudite dhe i kishte marr një shumë parash. I njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.