Kronikë

Në një bankë në Prishtinë deponohen afro 100 euro false

Në një bankë në Prishtinë janë deponuar afro 100 euro false.

Menaxherja e bankës ka njoftuar se klient të ndryshëm kanë deponuar disa monedha false. Është deponuar një 50 euro false, një 20 euro, 12 monedha dy euroshe, dhe tri një euroshe.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 29.06.2021 – 11:15. Ankuesja femër menaxhere e bankës, ka informuar se nga klient të ndryshëm, janë deponuar disa monedha të ndryshme (1x50, 1x20, 12x2 dhe 3x1) të falsifikuara, në valutën e euros. Të gjitha monedhat e falsifikuar janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.