Kronikë

Vidhen 15 palë atlete në një lokal në Podujevë, arrestohen dy persona

Descriptive Text

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri i mitur, të cilët dyshohet se më 21 qershor kanë hyrë në lokalin e viktimës mashkull kosovar në Podujevë dhe kanë vjedhur pesëmbëdhjetë palë atlete sportive.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit madhor i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.