Kronikë

Një shqiptar vdes në Itali pasi e zuri pema

Një shqiptar 44-vjeçar ka vdekur të mërkurën në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pescolanciano, komunë në Isernia në rajonin e Molises.

Mediat italiane shkruajnë se viktima ishte pjesë e një kompanie pyjore dhe humbi jetën aksidentalisht gjatë prerjes së pemëve.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë të punëtorëve të tjerë të kompanisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk arriti që t’u mbijetonte e plagëve. /abcnews