Kronikë

Vdes personi që u plagos mbrëmë në Klinë

Foto: Koha / ilustrim

Ka vdekur personi i cili është plagosur të mërkurën në mbrëmje në Klinë.

Sipas njoftimit nga Policia viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë ku edhe ka vdekur.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe kanë sekuestruar: një revole me katër fishekë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.