Kronikë

Kapen 3 ton mjete piroteknike në Mitrovicë

Dogana e Kosovës ka kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.

“Me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese të cilat ishin duke transportuar fishekzjarrë/mjete Piroteknike në sasi prej 3526.5 kg dhe vlerë rreth 5.000 euro. Mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar’’, ka njoftuar Dogana.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar.