Kronikë

Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijëve të saj

Descriptive Text

Një grua është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj. E njëjta sipas njoftimit nga Policia ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Policia ka njoftuar se e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijëve u është ofruar tretmani mjekësor dhe të njëjtit nga punëtorët e QPS-së janë dërguar te babai i tyre.