Kronikë

Vdiq një grua në vendin e punës në Fushë-Kosovë

Një grua nga Fushë-Kosova ka vdekur në vendin e punës gjatë së enjtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:50, ku viktima ishte në orar të punës derisa i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa vetëdije.

“Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.