Kronikë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë për përleshje

prostitucion

Dy persona në Mitrovicë të Jugut janë arrestuar pasi dyshohet se janë përleshur mes vete të enjten rreth orës 18:45. H.G. 55-vjeçar ka goditur me thikë të miturin F.T. 17-vjeçar, ku këtij të fundit i është gjetur një pistoletë dhe një karikator me tre fishekë.

Konflikti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve.

“Viktima është trajtuar në spitalin rajonal Mitrovicë dhe per mjekim te mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Në vend të ngjarjes kanë dal njësia e hetimeve rajonale se bashku me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin policor.

Me vendim të prokurorit, ndaj 55-vjeçarit është iniciuar rasti vrasje në tentativë ndërsa ndaj 17-vjeçarit mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Dy të dyshuarave ju caktohet masa e ndalimit policor”, thuhet tutje.