Kronikë

Në Gjakovë rrihet një grua me kunatin e saj

Policia e Kosoves

Në Gjakovë pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te një përleshje fizike mes të një gruaje dhe kunatit të saj, ndërsa ajo e ka sulmuar edhe bashkëshorten e kunatit.

Siç ka bërë të ditur Policia palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa janë arrestuar dhe më pas dërguar në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma.

“Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, është përleshur fizikisht me të dyshuarin mashkull kosovar (kunati i saj) e njëjta ka sulmuar edhe bashkëshorten e të dyshuarit të lartë cekur. Palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit janë arrestuar, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.