Kronikë

Në Pejë e Gjakovë raportohen raste të sulmeve fizike ndaj prindërve

Descriptive Text

Në Gjakovë është arrestuar një person pasi që pas një mosmarrëveshje në familje të martën kishte sulmuar babanë e tij.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Ndërkohë po të martën në Pejë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person pasi ai kishte kanosur dhe tentuar ta sulmonte fizikisht babanë e tij.