Kronikë

Arrestohen dy persona për kalim ilegal të kufirit

Janë arrestuar dy persona gjatë 24 orëve të fundit për kalim ilegal të kufirit.

Në pikën kufitare Izvor është arrestuar një boshnjak me shtetësi të Serbisë për kalim ilegal të kufirit. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Merdare është arrestuar një shtetas i huaj, me dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin. Ai është dërguar në mbajtje.