Kronikë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Mitrovicë

Në Mitrovicë është arrestuar një person në mëngjesin e të shtunës me akuzën se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe është liruar më pas në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar një i dyshuar, pasi që ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.