Kronikë

Gjashtë të arrestuar në Mitrovicë për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona, një grua dhe pesë burra, me dyshimin se janë përfshirë në veprën penale – marrje me prostitucion.

Të dyshuarit janë ndaluar në Mitrovicë.

“Pas intervistimit, me urdhër te prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.