Kronikë

Plagoset me armë zjarri një person në Prizren

Descriptive Text

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Hoqë të Prizrenit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informata për gjuajtje me armë. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe ai është jashtë rrezikut për jetë. Ai është plagosur në këmbën e majtë.

Ndërkohë Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari F.K. 21-vjeçar. Është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është bërë sulmi.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.