Kronikë

Nxënësja në Prishtinë paraqitet me shenja dhune në shkollë, intervistohet babai i saj

Foto: Koha

Një nxënëse në Prishtinë është paraqitur me shenja dhune në fytyrë, ndërsa për këtë është intervistuar babai i saj, raporton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më herët këtë javë, ndërsa figuron në raportin e sotëm të Policisë.

Babai i nxënëses është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

​“Prishtinë 18.05.2021 – NN. Është raportuar se nxënësja kosovare ka ardhur në shkollë me shenja dhune në fytyrë. Është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar babai i viktimës dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.