Kronikë

Një muaj paraburgim për personin që kanosi vëllain e tij në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosja.

I pandehuri dyshohet se më 20.05.2021 në Ferizaj, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit ka kanosur seriozisht me fjalë dhe gjeste të dëmtuarin-vëllain e tij H.K., në atë mënyrë që disa ditë më parë përmes telefonit i ka dërguar sms dhe e ka kanosë me fjalët se: “një okfirë ka me zbrazë në ty”, pastaj nën posedimin e armës të llojit HS me caliber 9 MM, ka lëvizur me armë në shtëpinë e tyre dhe kjo kanosje kishte ardhur rreth një borxhi në mes tyre dhe me këtë i ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe pasiguri të dëmtuarit.

Me këtë rast palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.