Kronikë

Arrestohen dy persona në Shtime, dyshohen për trafikim me qenie njerëzore

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohen se kanë kryer veprën penale trafikim me qenie njerëzore, duke strehuar dhe shfrytëzuar një grua. Për këto dyshime, Policia ka zhvilluar aksion të enjten pas një hetimi disamujor, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata.

Policia ka kontrolluar dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafiteri.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.