Kronikë

Paraburgim ndaj dy personave për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj dy të pandehurve E.B. dhe S.B. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të lëndimit trupor dhe posedim të armëve.

Ata dyshohet se më 3 maj në Mamushë kanë ushtruar dhunë familjare. S.B. e sulmoi bashkëshorten, që njëherit është nëna e E.B. Edhe ky i fundit e sulmoi atë, ndërsa më pas e sulmoi edhe vëllain e vet.

S.B. më 17 maj në shtëpinë e tij i janë gjetur disa pistoleta, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe dy fishekë të kalibrit të panjohur.

“Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, pasi që procedura hetimore është në fazën fillestare, dhe më tutje duhet të të dëmtuarit, dhe të merren prova tjera me qëllim të zbardhjes së ngjarjes. Gjithashtu, me rastin e caktimit të paraburgimit, gjyqtarja e procedurës ka marrë parasysh edhe peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, faktin se dy të pandehurit – babë e bir kanë sulmuar dhe kanë shkaktuar lëndime viktimave - familjarëve të tyre të afërt, si dhe duke marrë parasysh karakteristikat personale të pandehurve për kryerjen e këtyre veprave penale, pasi që nga deklarata e të dëmtuarve -viktimave rrjedhë se të njëjtit kanë ushtruar edhe më herët dhunë fizike ndaj viktimave, si dhe fakti se të dëmtuarit për shkak të frikës për jetën dhe sigurinë e tyre kanë qenë të detyruar që të largohen edhe nga shtëpia, si dhe fakti se të pandehurit kanë kërcënuar se nuk do të lejojnë që e dëmtuara të kthehet në shtëpi, andaj duke marr parasysh të lartë cekurat, si dhe sigurinë e të dëmtuarve, është mendimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prizrenit.