Kronikë

Një person tenton të vetëdigjet ndërsa falej Bajrami në Tiranë

Një person 40-vjeçar ka tentuar të vetëdigjen në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa po falej namazi i Fitër Bajramit.

40-vjeçari kishte lyer veten me benzinë dhe kishte tentuar të vetëdigjej, raporton Top Channel.

Mësohet se ai është ndaluar nga disa qytetarë në afërsi.

Policia ka njoftuar se B.G. është shoqëruar në Polici.

Mësohet se 40-vjeçari është lyer me benzinë para besimtarëve që po faleshin. Ishin ata që e neutralizuan duke shmangur kështu veprimin tragjik deri në momentin që ka ardhur policia.

Dëshmitarët thonë se 40-vjeçari fliste përçart dhe nuk ishte i vetëdijshëm. Siç dëgjohet edhe tek pamjet, pasi është kapur ai u kërkon besimtarëve që ta lirojnë por ata i i përgjigjen që duhet të qetësohet dhe të qëndrojë i shtrirë.