Kronikë

Tre të lënduar në një vetaksident në Llabjan

Descriptive Text

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti në fshatin Llabjan pas një vetaksidenti.

Rastin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Po ju konfirmoj se ka ndodhur një vetaksident në fshatin Llabjan ku janë lënduar tre persona. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë ai.