Kronikë

Arrestohet një shtetas i Turqisë në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Turqisë në Aeroportin “Adem Jashari” pasi ka paraqitur pasaportë dhe letërnjoftim grek, që dyshohet se janë të falsifikuara. Rasti ka ndodhur të premten në 18:00.

Dokumentet janë konfiskuar ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.