Kronikë

Gjobiten 912 persona për mosrespektim të masave antiCOVID

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka shqiptuar 912 tiketa në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID.

Sipas njoftimit të Policisë në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1353 tiketa trafiku. Po ashtu janë shkaktuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale e 11 me të lënduar.

Janë arrestuar 12 persona, e nëntë janë dërguar në mbajtje.