Kronikë

Arrestohet një person i kërkuar për shitje të narkotikëve

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Gllarevë të Klinës për substanca narkotike.

I njëjti ishte në kërkim dhe kishte urdhër-arrest.

“Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personit të kërkuar, dhe me datë 28.04.2021, i njëjti është arrestuar në fshatin Gllarevë-Klinë,

Personi i arrestuar ka kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftim.

Pas arrestimit i njëjti është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë në vuajtje të dënimit prej 10 muaj.