Kronikë

Shqiptohen mbi 1000 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1087 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID brenda 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Policisë janë shqiptuar edhe 859 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 21 aksidente me dëme materiale, e 18 me të lënduar. Janë arrestuar 13 persona e pesë janë dërguar në mbajtje. Dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.