Kronikë

Dogana kap 30.000 euro të padeklaruara

Dogana e Kosovës ka konfiskuar rreth 30 mijë euro në pikë kalimin kufitar të Hanit të Elezit. Sipas njoftimit, mjetet nuk kanë qenë të deklaruara.

Oficerët doganorë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të cilat përmes një automjeti të udhëtareve tentuan të futen në Kosovës pa deklarim.

“Një automjet që vinte nga Maqedonia është selektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur në tre qese, pas hapjes së të njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28,310.00 euro”, thuhet në njoftim.

Dogana njofton se të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.