Kronikë

Polici goditet me grusht nga një person në stacionin policor në Prishtinë

Policia e Kosoves

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Prishtinë pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjellë në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme.

Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht.

Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.