Kronikë

Caktohet masa e dorëzanisë prej 2.000 euro ndaj shtetasit të Bullgarisë për dhënie ryshfeti

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.A. shtetas i Bullgarisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit ndërsa të njëjtit i është caktuara masa e dorëzanisë në shumë prej 2.000 euro.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda – Kadrije Goga Lubishtani, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 02.04.2021, në vendkalimin kufitar Hani Elezit, në mënyrë të drejtpërdrejte iu ka ofruar para personave zyrtar, me qëllim që të mos veprojnë në pajtim me detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që me rastin e hyrjes në pikën e kontrollit me kamion dhe me rimorkio, gjatë dorëzimit të pasaportës, zyrtarit policor H.B., i ka dhënë edhe një kartëmonedhë prej 20 euro, të cilat i ka vendosur në brendi të pasaportës, me qëllim që të kaloj kufirin pa e paguar sigurimin plotësues për kamion dhe rimorkio, të cilat janë sekuestruar përkohësisht nga zyrtari policor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.