Kronikë

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuare për mashtrim

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e Afërdita Colajt nga Komuna e Klinës, e cila dyshohet për veprën mashtrim.

E dyshuara është 38-vjeçare, ndërsa Policia bën thirrje që kushdo ka njohuri për lokacionin e saj, të lajmërojë në stacionin më të afërt policor.